Ambasadori Huseynov: SOCAR po konsideron mundësinë për të ardhur në Shqipëri
Kompania shtetërore e naftës në Azerbajxhan (SOCAR), e cila është një nga më të mëdhatë po sheh mundësitë për të investuar në Shqipëri, kështu u shpreh gjatë një interviste për Ilva Taren në Euronews Albania ambasadori azer Anar Huseynov.
Gjatë intervistës me gazetaren Ilva Tare, ambasadori Huseynov foli për marrëdhëniet me Shqipërinë, interesin e Azerbajxhanit për të investuar më tepër në Shqipëri, konfliktin e Nagorno-Karabakh me Armeninë, ku Bakuja ka si parakusht për dialogun “njohjen e integritetit territorial” nga Jerevani si dhe për çështjen e rafinerisë së Ballshit.
Ambasadori Huseynov tha se Azerbajxhani e sheh me interes për të investuar Shqipërinë në shumë sektorë dhe jo vetëm në energjitikë.
I pyetur konkretisht për SOCAR, ai tha se ka pasur interes që ajo të investojë në vendin tonë.
“Janë mundësi të tjera investimi [përveç projektit Trans-Adriatik të gazsjellësit]. Dhe kjo çështje po merret aktualisht në konsideratë. Me aq sa unë di, është vonuar disi për shkak të pandemisë, por SOCAR ende po sheh mundësitë e reja të investimit në vendin tuaj. Dhe ata shpresojnë se në vitet në vijim, do të jenë të mirë-përfaqësuar në vend,” – tha ambasadori Huseynov.
Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë vendosur marrëdhënie mes tyre prej vitit 1993, mirëpo, siç theksoi ambasadori Huseynov deri në vitet 2011-2012 ato kanë qenë kryesisht me ndërveprime brenda organizatave ndërkombëtare.
Pas kësaj periudhe dy vendet kanë pasur bashkëpunim më konkret në fushën ekonomike, kryesisht në energjitikë dhe edukim. Projekti më madhor mbetet ai i gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).
Së fundmi qeveria shqiptare pati një takim me udhëheqësin e shtetit azer për të diskutuar bashkëpunimet e mundshme rreth kësaj çështjeje. I pyetur nëse ka pasur zhvillime pas këtij takimi, ambasadori tha se konflikti me Armeninë ka bërë që vëmendja kryesore të përqendrohet vetëm te zgjidhja e tij dhe jo në çështje të tjera.
“Me aq sa di, ka ndodhur së fundmi, një muaj më parë, ose ndoshta pak më para. Nuk i di detajet e marrëveshjes së arritur gjatë takimit. Por ju e dini, fiks pas atij takimi, ne u sulmuam nga vendet fqinje. Ndaj për momentin, e gjithë vëmendja e autoriteteve azere është e përqëndruar në zgjidhjen e konfliktit,” – tha diplomati azer.
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij