Nuk ndalet Vedat Muriqi, gol dhe assist në përballjen me Villareal
Mallorca ka padyshim një hero në fushën e lojës, i cili është gjithmonë aty për të shpëtuar skuadrën e tij.
Ky është Vedat Muriqi, i cili ka regjistruar dhe golin numër 9 në La Ligan spanjolle. 28-vjeçari ishte protagonist aboslut dhe në përballjen me Villareal, ku regjistroi një assist dhe një gol.
Në minutën e 20’, Muriqi asistoi për shokun e tij të skuadrës Kadeuer, i cili zhbllokoi përballjen. Performanca e tij qe e jashtëzakomnshme përgjatë gjithë 90 minutëshit, ndërkohë do të shfaqej sërish në pjesën e dytë, ku vulosi fitoren e Mallorcas me rezultatin final 4-2.
Sofaskor i bëri një vlerësim të lartë bomberit nga Kosova, me notën 7.8, i dyti pas Dani Rodriguez. Këtë sezon Muriqi po kalon një formë spektakolare, duke bërë që disa skuadra të vihen pas tij.
Aktualisht regjistron 9 gola dhe 2 asiste, teksa pak javë më parë i shënoi dhe Realit të Madridit. Lista e golashënuesve të kampionatit spanjoll udhëhiqet nga polaku Levandovski, me 14 rrjeta dhe 5 herë ka shërbyer shokët e skuadrës.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut