Kancelarja i hap dyert gjigantit kinez “Huawei” për rrjetin 5G duke mohuar linjën e SHBA

19 Dhjetor 2019 | 07:55

Kancelarja gjermane Angela Merkel riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj përjashtimit të gjigantit kinez të teknologjisë “Huawei” nga ndërtimi i rrjetit 5G, kur me anë të një fjalimi iu drejtua parlamentit gjerman.

Merkel tha se është kundër përjashtimit të çdo kompanie nga gara, por shtoi se është gati të bëjë gjithçka për të garantuar sigurinë.

Kancelarja deklaroi se Gjermania nuk është e vetme në aplikimin e teknologjisë së “Huaëei” pasi shumë vende evropiane kanë përdorur pajisjet e kësaj kompanie për të ngritur rrjetet 2, 3 dhe 4G.

E pyetur nëse Kina është përpjekur të influencojë në vendimin e Gjermanisë për të përdorur teknologjinë e saj, Merkel shtoi se nuk ka asnjë të dhënë që të ketë pasur presion nga autoritetet kineze.

Me këtë lëvizje Gjermania shkon kundër linjës së Shteteve të Bashkuara, që kanë vendosur ta përjashtojnë “Huawei” nga gara për ndërtimin e rrjetit 5G për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare.

Deklarata e Kancelares erdhi pasi Kongresi amerikan miratoi vendosjen e sanksioneve ndaj gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, që do të furnizojë me gaz Gjermaninë nga Rusia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026