“Do armatosemi”, Vuçiç: Kosova po planifikon blerjen e 100 automjeteve të blinduara
Serbia do të investojë më shumë para në industrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrisë.
Lajmin e bëri të ditur vet Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë konferencës ndërkombëtare të mbrojtjes në Abu Dhabi, i cili deklaroi se po planifikohet të prokurohen 200 armë të rënda të prodhimit vendas në 2023-shin dhe 2024-të, të cilat kapin vlerën e 300 milionë eurove.
Vuçiç tha se armët serbe kanë ngjallur interes të madh edhe në Abu Dhabi duke theksuar se për vënien në zbatim të këtij plani ka diskutuar edhe me Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç dhe Ministrin e Financave, Sinisa Mali.
Duke komentuar atë që e cilësoi si armatim të shfrenuar në të gjithë botën, Vuçiç tha se edhe Prishtina po planifikon të blejë 100 automjete të blinduara deri në fund të vitit, pjesërisht nga donacionet, çka sipas tij është në kundërshtim “ me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Sipas presidentit të Serbisë, bota nuk ka parë armatim kaq intensiv në të pakën 70-80 vitet e fundit.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus