Mediat greke: Me vilë në Mykonos, si sherri për 1 vajzë i mori jetën shqiptarit

20 Shkurt 2023 | 16:03

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Greqi. Një 33-vjeçar grek i identifikuar si Athanasios Nazos ka qëlluar për vdekje ndaj shqiptarit, Visar Dakrama.

Shkak i kësaj vrasje dyshohet të jetë ngacmimi i një vajze e cila i njihte dy të rinjtë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në një lokal në Mykonos. Konflikti nisi në lokal, më pas 33-vjeçari grek ka shkuar në banesë për të marrë armën e gjahut me të cilën sapo u kthye në ambjentet e barit qëlloi për vdekje 34-vjeçarin shqiptar.

Pak orë pas krimit, autori i vrasjes ra në prangat e policisë.

Sipas avokates së autorit, Elena Karygiannis, ai ka dëshmuar se: “Vajza ishte në shoqërinë time dhe reagova kur 34-vjeçari shqiptar po e shqetësonte.”

Avokatja theksoi gjithashtu se 33-vjeçari ishte nën efektin e alkoolit gjatë kohës që ka kryer krimin.

Mësohet se Visar Dakrama ishte me origjinë nga Vlora, por prej vitesh jetonte në Greqi. Sipas mediave greke i riu nga Shqipëria kishte blerë një vilë në një prej zonave më luksoze të ishullit.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026