Inteligjenca ushtarake suedeze: Është rritur kërcënimi nga Rusia

20 Shkurt 2023 | 19:09

Rusia përbën kërcënim të qartë ushtarak në zonën e afërt me Suedinë, mirëpo forcat e saj tani janë të angazhuara në luftën në Ukrainë, ka thënë të hënën Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake (MUST).

“Rendi i sigurisë në Evropë, siç e njohim ne, është ndalur së ekzistuari… prandaj edhe janë rritur rreziqet për sigurinë suedeze”, ka thënë Lena Hallin, udhëheqëse e këtij Shërbimi, në një konferencë për media.

Hallin ka thënë po ashtu se pret që Rusia të forcojë kapacitetet ushtarake në zonën e afërt me Suedinë, kur të jetë e mundshme, si përgjigje ndaj aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO.

Ajo ka thënë se Shërbimi suedez i Inteligjencës dhe Sigurisë ushtarake ka vlerësuar se Rusia dëshiron të shmangë përshkallëzimin e tensioneve që do të mund të rezultonte në konflikt me NATO-n, shkruan REL.

“Megjithatë, ekzistojnë shumë paqartësi, sidomos ato që lidhen me gatishmërinë e udhëheqësisë ruse për t’u përfshirë në rreziqe të mëdha”, ka thënë ajo, duke shtuar se tensionet e larta mund të rrisin rreziqet për aksidente, dhe se gjykimet e gabuara mund të çojnë në konflikt.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026