VIDEO| Ulërima dhe të qara, turqit vrapojnë të shpëtojnë nga shembja e pallateve

20 Shkurt 2023 | 20:06

Disa video po qarkullojnë në rrjetet sociale ku njerëzit në Turqi, ende pa marrë veten nga tërmetet e para, janë tronditur përsëri nga dy lëkundje të fuqishme të tokës.

Në video dëgjohen njerëz të cilët të frikësuar ulërasin dhe qajnë, ndërsa vrapojnë për të shpëtuar nga shembja e pallateve.

Dy tërmete tronditën provincën më jugore të Hatay në Turqi të hënën, vetëm dy javë pasi tërmete të mëdha goditën rajonin

Një nga tërmetet ndodhi rreth orës 20:04 me orën lokale, me magnitudë 6.4, ndërsa tjetri tre minuta më vonë, me magnitudë 5.8 ballë.

Tërmeti i parë ndodhi në një thellësi prej 16.7 kilometrash (10.4 milje), ndërsa i dyti në një thellësi prej 7 km (4.3 milje). Të dy janë ndjerë në zonat përreth.

Tërmetet e dy javëve më parë, megjithëse me qendër në Kahramanmaras, 100 kilometra ose më shumë nga Hataj, shkaktuan dëme të mëdha atje.

Të paktën 41 mijë njerëz u vranë nga tërmetet masive në Turqi, sipas shifrave zyrtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026