“Të hetohet floriri”, Princ Leka i ndërhyn live Artan Lames: Ka pasur komision…

20 Shkurt 2023 | 21:57

Në “Now me Erla Mëhillin” u diskutua për sasinë e floririt që u vodh nga mbreti Ahmet Zogu.

Nipi i tij, Princi Leka reagoi zyrtarisht për emisionin, duke theksuar se vendi ka nevojë për ndershmëri intelektuale dhe pedagogji të mirëfilltë në shkrimin dhe transmetimin e historisë.

Gjatë transmetimit, ai pati dhe një ndërhyrje ku nëpërmjet një mesazhi i komunikoi moderatores se: “Ka pasur një komision hetimor në fillim të viteve 90’ për këtë çështje”, duke iu përgjigjur kështu studiuesit Artan Lame, i cili bëri thirrje që Princi të japë llogari për floririn që mori i ati.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026