Pse po protestojnë emigrantët shqiptarë?

21 Shkurt 2023 | 07:40

Emigrantët shqiptarë në Greqi kanë protestuar në fundjavë dhe janë shprehur se do të vijojnë me protestat e tyre nëse nuk iu plotësohen kushtet.

Pse protestojnë?

Për të drejtat që u janë mohuar prej shumë vitesh.

Sot, një shtetas shqiptar lëviz lirshëm në Evropë, ndërsa emigrantët shqiptarë prej 30 vitesh në Greqi nuk mund të dalin në Evropë, sepse janë me letra të bardha.

Sot një shtetas shqiptar, sapo të mbushë moshën del në pension. Në Greqi janë emigrantë me nga 25 vite punë dhe nuk u japin pensionin.

Na kanë kushtëzuar në maksimum me ligjet raciste për të mos marrë nënshtetësinë.

Emigrantët aplikojnë për rinovim të lejes se qëndrimit – dhe çdo mëngjes i luten zotit: “Ishallah vjen radha ime për të marrë lejen e qëndrimit”, – e cila mund të dalë e skaduar.

Sot emigrantet janë pa sigurim shëndetësor, sepse janë me letra te bardha pavarësisht se janë të siguruar rregullisht me ensima pune.

Sot janë bllokuar 70% e testimeve greke, të cilët e kanë kaluar testin; por ngaqë nuk kapin të ardhurat ekonomike, nuk iu japin nënshtetësinë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026