Shpërdoruan detyrën, arrestohen 6 inspektorët e Portit të Durrësit

21 Shkurt 2023 | 11:48

Ditën e sotme janë arrestuar 6 inspektorë të Portit të Durrësit, pasi akuzohen për “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim të detyrës”.

Mësohet se në pranga kanë rënë:

1-Inspektor K. S., 57 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

2- Inspektor L. Ç., 32 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

3- Inspektor M. F., 30 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.Port Durrës

4- Inspektor N. K., 60 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

5- Inspektor I. V., 28 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës

6- Inspektor E. M., 48 vjeç, me detyrë kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K.-Port Durrës

Nga hetimet e kryera rezulton se punonjësit e mësipërm të policisë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra në P.K.K Port Durrës, lejonin hyrje-dalje të shtetasve të cilët kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 5 deri në 100 euro.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në funksion të këtij procedimi, ka caktuar masat e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” për 20 shtetas, të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas kanë kryer ndërveprime korruptive ndaj punonjësve të policisë të përmendur më lart.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026