Ndalimi i spiunëve, Alibeaj: Të mos kthehen në luftë politike për kundërshtarin
Partia Socialiste dhe ajo Demokratike paraqitën në Komisionin e Ligjeve nismat për ndalimin e bashkëpunëtorëve ish Sigurimit të Shtetit në mbajtjen e funksioneve publike.
Në emër të mazhorancës, Ermonela Felaj prezantoi dy nisma që kanë të bëjnë me garantimin e pastërsisë së figurës të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike dhe ndryshime në ligjin për partitë politike.
“Do të kërkohet nga deputetët që të deklarojnë edhe nëse kanë pasur rekorde të tilla me sigurimin e shtetit. do të jetë kqz ai që në bashkëpunim me autoritetin e dosjeve do të mund ta bëj këtë lloj verifikimi dhe në fund të ditës të na sigurojë dhe për vërtetësinë e vetëdeklarimit cdokujt që kandidon, jo vetëm deputetë por edhe për institucion të tjera ku zgjidhesh ose emërohesh. Në të njejtin nivel propozohet edhe ndryshimi në ligjin për partitë politike, aty propozohet që kryetar të partive politike të mos jenë bashkëpunëtor të ish Sigurimit të Shtetit”, tha Felaj.
Ndërsa Enkelejd Alibeaj paraqiti propozimet e Grupit Parlamentar demokrat për lustracionin.
Alibeaj kishte edhe një mesazh për kundërshtarët.
“Ligje si lustracioni dhe ai i hapjes së dosjeve nuk duhet të shëndërrohen kurrsesi pjesë e luftës politike kundër kundërshtarit politikë”, theksoi ai.
Kryetarja e Komisonit të ligjit, Klotilda Bushka propozoi që nismat e të dy kampeve politike mund të integrohen në një paketë të vetme.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet