Belgjika shteti i radhës që vendos shtetrrethimin për shkak të COVID-19

30 Tetor 2020 | 18:48

Belgjika u bë të premten vendi më i fundit evropian që vendos masa më të rrepta si mënyrë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.

Shteti më i prekur në Evropë, për numrin e popullsisë, ka vendosur të kufizojë udhëtimet, daljet për “shopping”, kontaktet familjare do jenë të kufizuara në minimum ku vizitat do të lejohen jo më shumë se një në javë.

Shkollat do të qëndrojnë mbyllur për dy muaj, ndërsa sipërmarrjet me aktivitete të cilësuara si jo-të-domosdoshme do të mbyllen dhe punonjësit, nëse do jetë e mundur, do ta zhvendosin punën në kushte shtëpie.

Kryeministri Alexander De Croo njoftoi masat e reja, të cilat do të nisin nga e hëna dhe do të qëndrojnë në fuqi “të paktën deri mesin e muajit dhjetor” për atë që ai e quajti si “masat për mundësinë e fundit” për ngadalësimin e përhapjes së pandemisë në Belgjikë.

Belgjika, me rreth 11.5 milionë banorë, ka regjistruar mbi 392 mijë të infektuar me COVID-19, prej të cilëve mbi 11,300 kanë humbur jetën.

Situata u bë alarmante ku nga një prirje me 2-3 mijë raste në ditë, në dy javët e fundit mesatarja e rasteve ditore shkoi në mbi 13 mijë me një total prej 186 mijë të infektuarish shtesë. Kjo prirje u konsiderua nga qeveria si “cunami me të infektuar”.

Aktualisht Qendra Evropiane e Parandalimit të Sëmundjeve ka përllogaritur se Belgjika ka raportin më të rëndë të pandemisë me 1,600 të infektuar për çdo 100 mijë banorë.

Shqetësimi kryesor për autoritetet mbeten spitalet, ku në mesjavë u tejkalua numri rekord i 6 mijë të shtruarve me COVID-19 dhe ditët e fundit pacientët janë shtuar me nga 200-250 në ditë.

Në mesjavë vendimin për t’iu rikthyer izolimit kombëtar e ndërmori edhe Franca. Një masë të tillë po shqyrton edhe Gjermania, ndërkohë që Spanja ka zgjatur me gjashtë muaj gjendjen e jashtëzakonshme.

 

Lexoni gjithashtu:

Franca merr vendimin për t’u izoluar duke nisur nga e premtja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026