Lufta frenoi turizmin, Shqipëria nuk u vizitua nga rusët e bjellorusët
Shqipëria mund të priste më shumë turistë vitin e kaluar, edhe pse shënoi arritje historike. Për operatorët turistikë lufta në Ukrainë i stepi banorët rusë dhe bjellorusë të vinë këtu, edhe pse e kishin rrugën e hapur.
Shqipëria priti 7.5 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar. Këto prurje tregojnë se vendi ka pritur më shumë turistë se asnjëherë më parë, dhe për operatorët turistikë ka dy arsye.
“Faktori i parë ka qenë post-pandemia. Njerëzit filluan të lëvizin më shumë pas izolimit dhe faktori i dytë ishte transporti ajror, ku kompanitë low cost dyfishuan fluturimet nga Tirana,” – u shpreh Besnik Vathi, operator turistik.
Pjesa më e madhe e pushuesve ishin nga vendet fqinje Kosova, Maqedonia e Veriut e Italia, ndërsa hotelet vendase panë edhe një rritje të fortë të vizitorëve britanikë e spanjollë. Përgjatë verës, qeveria shqiptare lehtësoi vizat edhe për vendet pranë zonës së nxehtë të luftës në Ukrainë, Rusi e Bjellorusi, por vizitorët nga këto vende ishin të paktë.
“Kjo rritje do të kishte qenë akoma më e madhe nëse nuk do të kishte ndikuar lufta në Ukrainë,” – tha Vathi.
Pasiguritë në lindje të Europës dhe inflacioni i lartë deri në 20% stepën qytetarët e Europës Lindore të vinin në Shqipëri, ndërsa operatorët e turizmit presin rritje të mëtejshme të pushuesve, e cila po negociohet edhe tek banorët aziatikë.
“Do të ketë rritje pasi Shqipëria po merr turistë gjithnjë e më shumë edhe nga zona të tjera nga lindja e mesme dhe Azia,” – tregoi Vathi.
Në raport me vitin 2021, vizitorët u rritën me 33%, vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta