U mor në pyetje nga SPAK, Meta: S’ekziston asnjë dokument që të kem favorizuar dikë

SPAK
22 Shkurt 2023 | 13:26

Ish presidenti Ilir Meta është pyetur për tri orë në SPAK për çështjen e CEZ. Meta në një deklaratë për mediat theksoi se nuk ka lidhje me çështjen ndërsa shtoi se gjatë kohës që ishte në detyrë nuk ka favorizuar asnjeri.

Ai tha se të gjitha faktet tregojnë qartë se ai ka mbrojtur interesin publik.

“Është e qartë që sot dhe asnjë herë nuk mund të ftohet për të dhënë asnjë sqarim për vendimet që ka të bëjë me përmbushjen e funksionit zyrtar. Nëse drejtësia të kërkon të pyesë nuk mund t’i shmangesh pyetjeve.

Ajo që mund të ju them është që pa asnjë diskutim nuk ekziston asnjë akt  dhe asnjë dokument që Meta në çdo lloj detyre të ketë favorizuar asnjë. Të gjitha faktet tregojnë qartë që Meta ka mbrojtur interesin publik. Bashkëpunëtorë dihet se kush është, Endri Fuga, pjesë e bashkëpunëtorëve janë punësuar në Kryeministri.”- tha Meta.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026