“McGonigal”, Berisha: DASH, komisioni i Kongresit dhe FBI-së të hetojë me hollësi
Kreu i PD-së Sali Berisha i ka bërë thirrje DASH, komisionit të Kongresit të SHBA dhe vetë FBI-së të hetojë me hollësi këto akte dhe veprime në lidhje çështjen McGonigal.
Në një mbledhje me deputetët e PD-së, Berisha u shpreh me ironi se McGonigal, Mark Rossini, Neza, Duçka nuk operuan në ishullin e Robinson Kruzosë.
“Ata ishin në një vend ku kryqëzohen shumë rryma e shërbime.”- theksoi Berisha.
Po ashtu ai i bëri thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës që të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Kjo pasi sipas Berishës, Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vendet evropiane.
“Me ç’mënyrë mbyllën veshët e atyre që duhet t’i shihnin? Helidoni thonë se është viktimë se i pa. Ai duhet të flasë dhe të deponojë. Po të dojë edhe në Kongres të shkojë.
Nëse është kjo, ai meriton një vlerësim. Nëse nuk është kjo, prapë mbetet enigmë.
Nuk e bëri Gennaro këtë, e bëri kryeministri i sShqipërisë, e bëri kryezbuluesi i FBI, kjo tejkalon edhe imagjinatën hollividuane. Edi Rama nuk mund t’i shpëtojë kësaj kurrë. Prapa diellit të shkojë, ai do u thotë shqiptarëve gjithçka për këtë. I bëj thirrje Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të ndërhyjnë me urgjencë, të krijojnë komisione hetimore. Kjo sepse Duçka ka marrë peng edhe zyrtarë të lartë në vendet evropiane.
Prandaj duhet të ndërmarrë një hetim të plotë se çfarë solli kjo. Kjo solli përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar për të goditur antikorrupsionin në Shqipëri, për të goditur opozitën në Shqipëri”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta