Berisha: McGonigal ishte leva e Arkimedit për pushtetin e korruptuar të Ramës

22 Shkurt 2023 | 13:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të mërkurë një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së në selinë e kësaj force politike.

Në fjalën e tij Berisha tha se kryeministri Rama po bën çdo gjë që të harrohet përfshirja e tij në aferën McGonigal.

Sipas Berishës, shefi i qeverisë po tenton të bllokojë komisionin hetimor në lidhje me këtë çështje, pasi është e qartë që ai ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të asgjësuar opozitën dhe për të mbështetur pushtetin e korruptuar.

“Të nderuar deputetë, nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudoshumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës.

I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.

Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.

Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.

Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026