Meta ashpërson tonet nga dyert e SPAK: Nuk kam asnjë lidhje me çështjen CEZ-DIA

CEZ DIA
22 Shkurt 2023 | 13:25

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti një deklaratë për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme.

Ai bëri me dije se ishte thirrur si person që ka dijeni për çështjen CEZ-DIA.

Sipas Metës ai nuk ka asnjë lidhje me marrëveshjen e nënshkruar dhe nuk ka asnjë dokument që ai të ketë favorizuar këtë kompani.

“Jam përgjigjur me shumë qetësi si një deklarues që mund të ketë dijeni për rrethana të caktuara

Kam dhënë sqarime shteruese që në vitin 2015 që është hapur kjo çështje, pasi një kolegeje tuaj tentoi të manipulonte të dhënat e Arbitrazhit në Vjenë.

Së pari Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me procesin e privatizimit të CEZ-it, pasi ka qenë në opozitë atë kohë. Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me CEZ-DIAN. Pasi marrëveshja është bërë kur Ilir Meta ka qenë ministër Ekonomie. Gjatë 4 muajve që kam qenë ministër CEZ-i nuk ka përfituar asgjë nga qeveria, përkundrazi kemi qenë në debate të vazhdueshme. Së dyti në dhjetor pasi ERE mori një vendim që në gjykimin tonë favorizonte CEZ-in në raport me KESH-in, ministria e ka kundërshtuar këtë vendim”, tha Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026