Kush janë investitorët strategjikë? 25 projekte të miratuara në 6 vite

22 Shkurt 2023 | 15:13

Që nga hyrja në fuqi e ligjit, ka pasur 35 kërkesa në Komitetin e Investimeve Strategjike për të marrë statusin e një investimi strategjik.

25 nga këto kërkesa janë miratuar, ndërsa 10 janë refuzuar. 11 prej këtyre 25 kërkesave kanë marrë statusin “Investim strategjik, procedurë e veçantë”, dhe 13 të tjera kanë marrë statusin “Investim strategjik, procedurë e asistuar”.

Në vendimin e qeverisë, shpallen 6 sektorë strategjik, ku dhe do të fokusoheshin investimet që do të përfitonin statusin.

Sektori energjetik dhe minerar, transporti, infrastruktura e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane, turizmi, bujqësia e peshkimi, zonat teknologjike si dhe zonat me përparësi zhvillimi.

Por në një vëzhgim të bërë nga Euronews Albania rezulton se shumica e lejeve që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik janë dhënë për projekte në sektorin e turizmit.

Më pas në vendin e dytë janë projektet e dhëna për ferma bujqësore dhe më pas investimet në sektorët e tjerë të ekonomisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026