Gjykata Kushtetuese rrëzon Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve

Gjykata Kushtetuese
22 Shkurt 2023 | 17:03

Gjykata Kushtetuse ka rrëzuar Bordin e Transparencës për çmimet e ushqimeve.

Vendimi i Kushtetueses, vjen pas shqyrtimit të kërkesës së disa deputetëve të Partisë Demokratike.

Në arsyetimin e Kushtetueses, thuhet se vendimi i Këshillit të Ministrave, “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”, është i papajtueshëm me Kushtetutën.

29 deputetë demokratë firmosën kërkesën që u dorëzua disa muaj më parë në Gjykatën Kushtetuese.

Më herët, Partia Demokratike ka depozituar edhe kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për karburantet.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026