Rikthimi i Bashkimit Sovjetik? Putin synon të pushtojë Bjellorusinë deri më 2030
Presidenti rus, Vladimir Putin, nis të zbulojë plane për të aneksuar territore të tjera përveç Ukrainës. Shefi i Kremlinit është shprehur se Rusia po lufton për tokat e saj “historike” në Ukrainë.
Këto deklarata, ai i bëri gjatë një tubimi patriotik të organizuar në Moskë, në mbështetje të ofensivës në Ukrainë. Synimi i radhes mesa duket është Moldavia dhe Bjellorusia.
Presidenti rus ka anuluar dekretin e vitit 2012, që mbështet pjesërisht sovranitetin e Moldavisë. Bëhet fjalë për rajonin separatist që gjendet në kufi me Ukrainën dhe ku Rusia ka trupa të saj.
Kremlini ka thënë se raportet e Rusisë me Moldavinë – shtet që javën e kaluar zgjodhi një qeveri të re pro-perëndimore që u zotua se do t’i bashkohet BE-së – janë shumë të tensionuara. Moska akuzon Moldavinë se po ndjek një agjendë anti-ruse.
Nga ana tjetër, Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë deri më 2030, kështu thuhet në një dokument që sipas mediave botërore ka dalë nga zyra e presidentit rus.
Sipas dokumentit, synimi përfundimtar është bashkimi i Rusisë me Bjellorusinë, jo më vonë se viti 2030.
Qëllimi përfundimtar, sipas mediave, është që të krijohet një “shtet i përbashkët” nën udhëheqjen ruse.
LEXONI GJITHASHTU
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia