Basha në Twitter: Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Reagon kryeministri
“Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura,” – kështu u shpreh kryedemokrati Basha përmes një njoftimi në Twitter.
Duke theksuar se asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve dhe duke bërë thirrje për rritje të numrit të testimeve, Lulzim Basha nënvizoi ndër të tjera se duhet vepruar për të rritur fondet e ndihmës për të sëmurët.
Kësaj deklarate i është përgjigjur dhe kryeministri.
Sipas tij aleatja e Bashës, Monika Kryemadhi me fushatën e saj nuk po bën gjë tjetër veçse po ndihmon në përhapjen e virusit ndërkohë që ka sjellë në vëmendje se kur nuk ndalon dot as aleaten e tij nuk mund të ndalojë dot një valë të dytë të COVID-19.
“Lulëzim Basha është kapur pas Covidit si i mbyturi pas fijes së barit dhe pretendon se ai do ta kishte ndaluar valën e dytë, ndërkohë që nuk ndalon dot as aleaten e tij në fushatën e saj për përhapjen e Covidit! Mirë u çmendën po pse të gjithë njëherësh, thoshte Shvjeku i shkretë,” – thuhet në deklaratën e Edi Ramës në Twitter.
Replikat mes liderëve politik nuk kanë ndaluar sepse Lulzim Basha përmes postimit të tij të radhës akuzoi kryeministrin për vdekjet e njerëzve që po ndodhin në vendin tonë.
“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot. Por në vend që të japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit, Rama e ka mendjen tek sulmet politike, ndërkohë që vazhdon të paguajë miliona për inceneratorët dhe tenderat korruptivë. Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës,” – u shpreh Basha.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi