Dallimet e shqiptarëve sipas qarqeve, INSTAT: Lezha më shumë papunësi

24 Shkurt 2023 | 15:54

Instituti i statistikave me anë të vjetarit rajonal statistikor, ka nxjerr në pah se çfarë e identifikon çdo qark.

Nëse do të shkoni në Durrës do të përballeni shpesh me trafik dhe rrugë të mbushura me automjete, pasi Durrësi  rezulton të jetë me numrin më të lartë të auto-veturave për pasagjerë me 279, për 1.000 banorë.

Njerëzit më punëtorë duket se janë në Gjirokastër, e cila ka shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në forcat e punës me 68,8 %, për popullsinë mbi 15vjeç.

E kundërta e saj është Lezha, me shkallën më të lartë të papunësisë në rang vendi me 22,6 %.

Ligji duket se gjen zbatim më mirë në Shkodër pasi këtu regjistrohet norma më të ulët e të pandehurve me 33,3 për 10 mijë banorë.

Dibra mban stafetën e numrit më të lartë të lindjeve për grua në shkallë vendi, ndërsa Kukësi numëron më shumë lindje se fatalitete.

E kur flasim për kryeqytetin shohim se ka përqindjen më të ulët të mbetjeve të pamenaxhuara me 5.399 tonë.

Vlora është qarku me shkallën më të lartë të të regjistruarve në arsimin e mesëm privat kundrejt të regjistruarve në arsimin e mesëm me 19,4 %.

Prodhimi i rrushit është më i lartë se kudo në berat, me 17 mijë ton prodhim në vit, ndërsa Elbasani është qarku i dytë nga sipërfaqja e mbjellë me bimë të arave.

Qarku Fier rezulton me numrin më të lartë të gjedhëve me 58.000 krerë

E ndërsa Korça e njohur për mollët, ka volumin më të lartë të prodhimit të pemëve frutore me 89,7 mijë tonë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026