1 vit pas luftës i rrafshuar nga bombardimet, ky është qyteti-fantazmë i Ukrainës
Përpara luftës, Marinka, lokalitet pranë Donjeckut, kishte mbi 9 mijë banorë.
Një vit nga pushtimi rus, shkatërrimi është kudo dhe në këtë qytet fantazmë, i ndodhur në qendër të betejës, nuk ka mbetur askush.
“Qyteti është tërësisht i shkatërruar. Nuk ka as edhe një godinë që të mos jetë dëmtuar. Aktualisht nuk ka civilë të mbetur në qytet, pasi ushtria dhe policia evakuuan të gjithë banorët, sidomos fëmijët. Të jetosh këtu është e pamundur,” – tha shefi i policisë së qytetit, Artem Schus.
Në Kiev, fillimi i makthit për qytetarët ukrainas u kujtua në mesnatë me rënien e këmbanave.
Kryeqyteti është larg ditëve më të këqija të pushtimit, por sërish lufta është shumë e pranishme, edhe pse larg nga vija e frontit.
“Isha më e trembur një vit më parë. Atëherë nuk dija ç’të prisja, isha shumë e shqetësuar. Por sot kemi besim tek ushtria jonë dhe jam më e qetë. Nuk e di ç’do të ndodhë nesër, por sot ndihem e frymëzuar,” – tregoi Kseniia, një banore e Kievit.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit në fjalimin e tij, duke thënë se e kishte kaluar natën duke u përgatitur për ceremonitë e së premtes.
Një vend të veçantë në këto ceremoni do të zënë pa dyshim ata që ranë në betejë kundër pushtuesit, shumë prej të cilëve rezervistë që iu përgjigjën thirrjes kur Rusia nisi agresionin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta