Euronews Albania në Ukrainë, një vit pas luftës, banorët: Fitorja është e jona

24 Shkurt 2023 | 16:18

Euronews Albania ndodhet në Ukrainë në 1 vjetorin e nisjes së agresionit rus. Gazetari Xhemajl Rexha sjell përjetimet e banorëve të Kievit për atë që ka ndodhur në këto 12 muaj.

Një vit pas luftës në Ukrainë, frika është ende e pranishme tek qytetarët e saj. Sirenat e 24 shkurtit të 2022, janë ngulitur në mendjen e gjithësekujt.

Gazetari Xhemajl Rexha, i cili ndodhet në Ukrainë, tregon gjendjen në të cilën ndodhet Ukraina, sot dhe ato çfarë bombat ruse kanë shkaktuar.

“Unë nuk dua të kujtoj asgjë, por më kalojnë në mendje tërë kohës.

“Ata gjuajtën dhe bombarduan. E gjithë ndërtesa u shkatërrua dhe ne po qëndronin në bodrume”

“Vrapuam menjëherë, ishim shumë të trembura”

“Më 1 mars, mbrojtja territoriale bëri një korridor të sigurt për banorët që të vrapojnë drejt magazinës në periferi të borodyanka. Dhe atje na morën me makina dhe na transportuan më tej në disa fshatra. Aty qëndruam pesë ditë dhe më pas na çuan edhe më në perëndim në vende të sigurta”

“Unë jam 65 vjece dhe kam vrapuar më shumë se 5 kilometra në vetëm 20 minuta. Nuk do ta harrojë kurrë.

Lufta ende nuk ka mbaruar dhe Ukraina vijon të jetë në shtetrrethim. Megjithatë, shpresa se fitorja është e tyre nuk është shuar ende.

“Sigurisht që do të fitojmë, as nuk duhet të bëni një pyetje të tillë. Ne po presim fitoren, fitoren tonë”

“Mendojmë se diçka e tillë do të vijnë shumë shpejt. Është e tmerrshme ajo çfarë ndodh këtu, gjithë këto bombardime, shkatërrime, kaos i krijuar”

“Kemi vuajtur shumë atë vit, çfarë ndodh këtu. Të gjithë qanin dhe ulërinin nëpër bodrumet ku qëndronin. Gjithçka kishte marrë flakë”- shprehen qytetarët,

Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina, që kur nisi konflikti gati një vit më parë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026