Ahmetaj po lihet jashtë Partisë Socialiste? Shabani: Ashtu i pafsha!
Në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Nismës Thurje u shpreh “i lumtur” nëse brenda Partisë Socialiste ka ndonjë përçarje.
“Ashtu i pafsha. Unë uroj t’i shoh që këta të hanë kokat e njëri tjetrit sepse në fakt, kur ata janë bashkë, zakonisht bëhen bashkë për të na vjedhur ne, kështu që sa herë ata konfliktohen me njëri-tjetrin, dalin të palarat në publik, ne kuptojmë ç’na kanë bërë dhe në një farë mënyre ata bëhen më vunerabël sepse shantazhojnë edhe njëri-tjetrin,” – u shpreh Shabani.
Sipas tij sa herë ka konflikte brenda Partisë Socialiste është një lajm pozitiv.
Kujtojmë se gjatë një interviste të dhënë për një emision televiziv ish-ministri Arben Ahmetaj i kërkoi kryeministrit Rama që të mos bëjë gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.
Së fundmi, pas denoncimeve të bëra në SPAK ndaj tij, ish-ministri Ahmetaj është lënë mënjanë nga të gjitha postet politike në Partinë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë