Nga Safet Gjici deri te Arben Ahmetaj, kë takoi ish-agjenti i FBI-së në Shqipëri
Gazetari Basir Çollaku në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se duhet të kishte nisur hetimi në vendin tonë për lidhjen e kreut të qeverisë me ish-zyrtarin te FBI-së McGonigal.
Ndër të tjera ai tha se zyrtari i FBI-së është takuar me zyrtarë të lartë të vendit tonë, mes tyre Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e të tjerë.
Sipas tij ajo që çfarë kanë diskutuar apo kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin duhet të merret në hetim.
“Ramës nuk do i dalë gripi derisa të sqarojë raportin me drejtësinë amerikane që është një raport vërtetë jo i favorshëm për të. Ishte grip juridik. Nuk besoj se drejtësia amerikane pret mesazhe nga Rama për të vepruar. Hetimi në Shqipëri duhet të ishte hapur.
Duhet të komunikohej me departamentin e drejtësinë, me prokurorinë përkatëse që është duke hetuar rastet ku janë të përfshirë dhe agjentët shqiptarë, këshilltarët informalë por dhe kryeministri dhe deputetët e ministrat që janë takuar. Ke Gjiknurin, Ahmetajn, kryebashkiakë si Safet Gjici. E gjithë kjo tashmë është në fokus të hetimit. Çështja e zyrtarit përveç se në departamentin e drejtësisë, është dhe në komunitetin hetimor të biznesit. Ka një hetim në qelizë atje”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë