Protestë në Prishtinë, qytetarët thirrje qeverisë: Mos lejoni formimin e Asosacionit

31 Janar 2023 | 14:01

Dhjetëra qytetarët janë mbledhur këtë të martë në Prishtinë, ku po protestojnë kundër formimit të Asosacionit.

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, me pankarta në duar, qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos pranojë “Zajednicën”.

Më herët gjatë ditës së sotme, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u mbajt një takim në të cilin u diskutua në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në përfundim të takimit reagoi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili përmes një psotimi në facebook, tha se SHBA-të vahdojnë të shtyjmë përpara për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut.

“Sot gjatë ditës, mbajtëm një seancë dëgjimore për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. U jemi mirënjohës palëve të interesuara të që ishin të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha angazhimeve të dialogut”, thuhet në deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026