Pamje të rënda: Vajzat në shkollën në Tiranë dhunojnë barbarisht bashkëmoshataren
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë. Në një video të publikuar në rrjete sociale shihet një grup vajzash të cilat dhunojnë në mënyrë brutale një bashkëmoshatare të tyren.
Nga pamjet dëgjohen vajzat të cilat ofendojnë me një fjalor banal dhe qëllojnë në fytyrë dhe trup shoqen e tyre.
Video është publikuar në rrjetin social Instagram nga vajza e ministrit të Mbrojtjes Aleksa Peleshi, e cila dënon dhunën dhe kërkon të mbështeten personat e prekur nga bullizmi.
“Siç ju bëra me dije, kjo ngjarje ka ndodhur dje në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”. Nga një grup minorenësh. Dhuna dhe bullizmi sot janë të pranishme kudo, nga shkollat e vendet e punës deri te mediat sociale dhe televizioni. Prekin çdo moshë, çdo gjini. Është e rëndësishme të kuptohet se dhuna dhe bullizmi nuk janë kurrë të pranueshme. Ne si shoqëri kemi dështuar t’ua transmetojmë këtë mësim bazë fëmijëve tanë. Kemi dështuar në krijimin e një kulturë respekti dhe mirësie, ku të gjithë të ndihen të sigurt dhe të mbështetur. Kaq e vështirë qenka vallë t’i trajtojmë të tjerët me ndjeshmëri, dhembshuri dhe mirëkuptim, dhe të ngrihemi kundër dhunës dhe bullizmit sa herë që e shohim të ndodhë?
Është thelbësore të edukojmë veten dhe të tjerët për ndikimet e dhunës dhe bullizmit. Duhet të kuptojmë se këto sjellje mund të shkaktojnë dëme fizike dhe emocionale, si dhe dëmtim afatgjatë për shëndetin dhe mirëqenien mendore të individëve.
Ne duhet të punojmë në mënyrë aktive për të luftuar mesazhet e dëmshme dhe negative. Ne mund ta bëjmë këtë duke zgjedhur të mbështesim mediat që promovojnë vlera pozitive, si ndjeshmëria, mirësia dhe diversiteti, që për fat të keq, në vendin tonë janë me pakicë. Në një vend kaq të vogël, ka kaq shumë modele të gabuara të shoqërisë, sa që ata prej të cilëve duhet realisht të marrim shembull, i lemë në hije.
Duhet të punojmë së bashku për të krijuar komunitete të sigurta dhe mbështetëse, të ndërtojme marrëdhënie të bazuara në besim dhe respekt dhe të aktivizohemi për parandalimin dhe ndëshkimim e dhunës dhe bullizmit. Duhet gjithashtu të mbështesim ata që kanë përjetuar dhunë dhe bullizëm, dhe të sigurohemi që të marrin ndihmën që u nevojitet për t’u shëruar. Nëse ne nuk jemi njerëzorë, nuk mund të rrisim njerëz”, shkruan Peleshi.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve