“Ukraina”, Ministrja Xhaçka flet në Këshillin e Sigurimit të OKB
Ministrja Olta Xhaçka ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ku është përkujtuar 1 vjetori i pushtimit rus në Ukrainë.
Në fjalën e saj ajo është shprehur dëmi i shkaktuar në Ukrainë është i pamatshëm, ndërsa shtoi se Ukraina meriton mbështetje dhe solidaritet.
Më tej ajo shtoi se lufta duhet të marrë fund.
“1 vit nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, dëmi i shkaktuar është i pamatshëm. Kriza ushqimore, strategji cinike dhe mizore e udhëheqjes ruse. Mbështetja e rezolutës në AP të OKB-së, tregues i izolimit të Rusisë. Tregues i fuqishëm se bota hedh poshtë përpjekjet e Rusisë për të minuar Kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar. Ne të gjithë duhet të punojmë për paqen, çdo iniciativë paqeje duhet të jetë e mirëpritur. Kurrë nuk duhet të ketë një paqe që shkel Kartën e OKB-së. Kjo do të hapte rrugën për një botë shumë të rrezikshme. Ukraina meriton mbështetjen dhe solidaritetin tonë ekonomik, politik dhe ushtarak në rezistencën e tyre heroike. Lufta duhet të marrë dhe do të marrë fund. Fund që parashikojmë, fund i agresionit jo i rendit botëror”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta