OBSH: 8 gra në Shqipëri humbasin jetën për 100 mijë lindje të gjalla
Shqipëria ka vdekshmërinë amtare më të lartë se shumë vende të rajonit.
Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përgjatë vitit 2020 në vendin tonë për çdo 100 mijë lindje të gjalla kanë humbur jetën 8 gra.
Vdekshmëria amtare ka ardhur në rritje nëse do të shikojmë të dhënat e viteve 2018 apo 2019 ku kishim 5 vdekje për 100 mijë lindje të gjalla.
Nëse do të krahasojmë me disa vende të rajonit shohim se vdekshmëria e nënave në Shqipëri është më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, Itali, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinë apo Bullgari.
Në nivel europian vdekshmëria amtare është 13 gra për 100 mijë lindje të gjalla.
Sa i takon botës, ekspertët referojnë se 800 gra humbasin jetën çdo 24 orë gjatë shtatzënisë dhe lindjes për shkaqe të parandalueshme.
Midis viteve 2000 dhe 2020, raporti i vdekshmërisë amtare ka rënë me rreth 34% në mbarë botën por për OBSH-në ato mbeten të larta dhe të papranueshme.
Ekspertët referojnë se gratë vdesin si pasojë e komplikacioneve gjatë dhe pas shtatzënisë dhe lindjes.
Komplikimet kryesore që përbëjnë gati 75% të të gjitha vdekjeve të nënave janë: hemoragjia, infeksionet, presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë, komplikacionet gjatë lindjes dhe aborti i pasigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:16 Burnham do të ulë tarifat e biznesit për baret, klubet dhe vendet e muzikës live
- 08:11 Një front i ri po hapet në luftën e Iranit, nafta përballet edhe me bllokadën e ngushticës Bab al-Mandeb
- 08:10 Sulmet me dronë ndaj objekteve të CIA-s në Gjirin Persik, SHBA heton përfshirjen e mundshme të Rusisë
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
- 07:58 Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz