Eksperti: Ukrainës i duhen 30 vjet për t’u rimëkëmbur
Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli tha në një intervistë për Euronews Albania se Ukrainës do t’i duhen të paktën 30 vite për t’u rimëkëmbur ekonomikisht.
1.1 triliardë euro është kosto e luftës 1 vit pas nisjes së agresionit rus.
“E dhëna e fundit është që 1 e treta e prodhimit kombëtar të Ukrainës ka humbur. Domethënë nuk kanë arritur dot të prodhojnë as energji, që më parë kanë qenë eksportuesit më të mëdhenj të energjisë, nuk kanë arritur të prodhojnë as grurin që Ukraina ishte eksportuesja e tretë më e madhe në botë,” – u shpreh Çoçoli.
Lufta në Ukrainë hyri në vitin e saj të dytë të premten, teksa një votim i OKB-së kërkon që Rusia të tërheqë forcat e sa.
Liderët globalë janë të vendosur të forcojnë ndihmën për Ukrainën dhe të vendosin sanksione të reja ndaj Moskës dhe vendeve që e mbështesin atë, shkruan Reuters.
Ndërsa luftimet vazhduan në lindje dhe jug të Ukrainës, aleatët e saj në mbarë botën treguan mbështetjen e tyre në përvjetorin e parë të pushtimit të Rusisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta