Protestojnë bizneset në Spitallë, projekti i rrugës i dëmton
Rruga e re “Miqësia” në Durrës duket se nuk është shumë miqësore për rreth 200 bizneset e zonës së Spitallës.
Përfaqësues të tyre kanë ngritur shqetësimin e ndarjes së rrugës me trafikndarëse të pandërprerë nga fillimi e deri në fund.
“Duke vendosur këtë trafikndarësen në mes ne s’po punojmë dot,” – thotë një qytetar.
“Të gjithë bizneset që punojnë në krahun tjetër, kanë kamionë të rëndë, mjete të gjata, ku mund të kthehen në një rrugë të shkurtër? Derisa të shkojë një i interesuar për bizneset tona deri te rotonda e ka humbur interesin për çfarë është nisur, ka shkuar diku tjetër,” – shprehet një tjetër.
Ata kërkojnë dalje të disiplinuara me semafor ose rrethrrotullim, në mënyrë që të mos dëmtohet biznesi dhe aktiviteti i tyre i përditshëm.
“I jemi drejtuar bashkisë së Durrësit me një kërkesë për dy pika daljesh, një tek nënstacioni dhe tjetra tek pjesa e urës, që të kemi mundësi kalimi në krahun tjetër të rrugës. Nga kryetarja e bashkisë na është thënë që do ua lëmë këtë segment. Ndërsa nga firma ndërtuese na thuhet që do vendosim bordura dhe nuk do keni mundësi kalimi në krahun tjetër,” – u shpreh një banor.
Në rast se thirrjet e tyre nuk dëgjohen, ata thonë se do të pengojnë punimet.
Rruga “Miqësia” është një aks i ri rrugor që lidh lagjen e re të Spitallës, që po ndërtohet për të dëmtuarit nga tërmeti, me pjesën tjetër të zonës dhe me qendrën e qytetit të Durrësit.
Ky aks rrugor u shërben jo vetëm 4 mijë banorëve, por edhe zhvillimit industrial, pasi do të lidhet me portin e ri tregtar, që planifikohet të ndërtohet në këtë zonë të qytetit bregdetar.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet