Shqipëria drejt BE-së, Ilir Meta jep mesazhin për qytetarët: Ka dy alternativa
Pas sinjaleve jo pozitive dhe rezervave të shprehura për rrugën evropiane të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta.
Me një shënim të shkurtër në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, z. Meta thotë se rruga e vërtetë e Shqipërisë ndahet më 25 prill, ditë kjo kur shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur alternativën qeverisëse.
“25 prilli tashmë është një REFERENDUM me dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë. Përgjigjja dihet që nga koha e Skënderbeut: Shqipëria në Europë!”, shkruan Meta.
Përmes një dokumenti, të cilin e ka siguruar Euronews Albania, qeveria holandeze e ka cilësuar si të parakohshëm qëndrimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, i cili mes tjerash ka vlerësuar se vendi ynë ka bërë përparim vendimtar dhe se është afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli për Konferencën e Parë Ndërqeveritare.
Shteti holandez vlerëson arritjet e deritanishme të vendit, por shton se kushtet e vëna nga Këshilli në mars 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare duhet të përmbushen bindshëm.
“Qeveria ndan analizën e Komisionit se Shqipëria ka treguar përparim në fusha të ndryshme, por përfundimi i Komisionit se pothuajse të gjitha kushtet janë përmbushur është i parakohshëm” thuhet në vlerësimin e qeverisë holandeze.
LEXONI GJITHASHTU
- Ekskluzive: Euronews Albania siguron vlerësimin e vendeve anëtare të BE-së për Shqipërinë, 2 kushte të mbetura për konferencën e parë të anëtarësimit
- Ekskluzive/ Holanda e vendosur tek progresi i kërkuar, Shqipëria në ditë vendimtare për ta bindur
- Ku ndahet Holanda dhe Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë drejt BE
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh