Ekspertja e ekonomisë: Familjet mesatare nuk ia dalin dot në fund të muajit
Ekspertja e Ekonomisë Romina Radonshiqi ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për përcaktimin e çmimit të ushqimeve.
Duke u ndalur tek inflacioni, Radonshiqi tha se gjendja ekomike e familjeve mesatare shqiptare është në vështirësi. Ajo tha se proritet i familjeve janë vetëm nevojat bazë për ushqim dhe veshje, duke hequr dorë nga argëtimi.
“Të ardhurat sot janë zhvlerësuar, që do të thotë se është ulur fuqia blerëse nga nëjra anë, por ato produkte që i merrnin qytetarët me një çmim x dje, sot i marrin më të shtrenjta. Normalisht paga që merr qytetari nuk mjafton për produkte të tjera që konisderohen si produkte luksi. Ndaj në këto momente familjet shqiptare kanë prioritete dhe prioritetet janë nevojat bazë. Dhe shumë i menxhdojnë të ardhurat familjare me prioritete.
Ne në këto momente kursejmë më shumë pasi nuk kemi si ia dalim në fundin e muajit.
Një familje me të ardhura mesatare, sidomos për ata që jetojnë në Tiranë, nuk shpenzon për argëtim ose do sakrifikojë nga buxheti i familjes për të argëtuar fëmijët”, tha ajo.
LEXO GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës