OBSH ngre shqetësimin: Vdekshmëria amtare në Shqipëri e lartë
Shqipëria ka vdekshmërinë amtare më të lartë se shumë vende të rajonit.
Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përgjatë vitit 2020 në vendin tonë për çdo 100 mijë lindje të gjalla kanë humbur jetën 8 gra.
Vdeshmëria amtare ka ardhur në rritje nëse do të shikojmë të dhënat e viteve 2018 apo 2019 ku kishim 5 vdekje për 100 mijë lindje të gjalla.
Nëse do të krahasojmë me disa vende të rajonit shohim se vdekshmëria e nënave në Shqipëri është më e lartë se në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjë Hercegovinë, Bullgari, apo Itali.
Në nivel europian vdekshmëra amtare është 13 gra për 100 mijë lindje të gjalla.
Sa i takon të dhënave në shkallë globale, ekspertët referojnë se 800 gra humbasin jetën çdo 24 orë gjatë shtatëzanisë dhe lindjes për shkaqe të parandalueshme.
Midis viteve 2000 dhe 2020, raporti i vdekshmërisë amtare ka rënë me rreth 34% në mbarë botën por për OBSH-në ato mbeten të larta dhe të papranueshme.
Ekspertët referojnë se gratë vdesin si pasojë e komplikacioneve gjatë dhe pas shtatzënisë dhe lindjes. Komplikimet kryesore që përbëjnë gati 75% të të gjitha vdekjeve të nënave janë: hemoragjia, infeksionet,presioni i lartë i gjakut gjatë shtatzënisë, komplikacionet gjatë lindjes dhe aborti i pasigurtë.
LEXO GJITHASHTU:
Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës