“Kishim ftohtë, shyqyr që…”- Fatma tregon problemet që hasin artistët në Shqipëri
Gazetarja Fatma Haxhialiu ishte e ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania ku foli mbi eksperiencën e saj si aktore në teatër në komedinë “Dasma e hatashme” të regjisorit Kiço Londo.
Fatma u ndal dhe te kushtet e artistëve në Shqipëri, ku apeloi për rritje pagash dhe krijimin e ambienteve me ngrohje ku ata të përformojmë.
“Ndryshe nga ajo që ne besojmë se njerëzit duan vetëm banalitete dhe vulgaritete, ka një uri për artin dhe të bukurën të jashtëzakonshme. E para qëndron te piari, pastaj mendoj se pagasat për aktorët janë qesharake. Shteti duhet të marrë masa, pasi duhet të fillojë që nga shteti. Që aty fillon gjithçka, e para të krijojë kushtet që kur aktori të dalë në skenë mos të ketë ftohtë, është minimalja. Duhet të sigurojë që artistët të bëjnë provat pa patur nevojë për xhup dhe 4 shaje. Sa herë të më jepet mundësia unë do të jem në krahë të njerëzve të skenës. Duke filluar që nga i ftohti i skenës që është absurd, të mendosh që ti do shkosh do luash dhe nuk ke fuqi të përqëndrohesh te roli jot, por të gjitha energjitë i harxhosh për tu ngrohur. Realisht ka qenë shumë ftohtë dhe tani themi shyqyr që u ngroh koha që të merremi me gjëra të tjera”, tha Haxhialiu.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta