Kina merr rol aktiv, prezanton planin e paqes në Ukrainë. Kievi pozitiv por skeptik

25 Shkurt 2023 | 19:56

Kina ka prezantuar planin e saj të paqes për Ukrainën, dy ditë pas takimit mes kreut të diplomacisë kineze dhe presidentit rus në Moskë dhe ditën e përvjetorit të nisjes së agresionit rus.

Plani me 12 pika, që është publikuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, reflekton ambiguitetin që Pekini ka mbajtur mbi çështjen e luftës që nga nisja e saj: ajo mbështet sovranitetin ukrainas, por i konsideron legjitime shqetësimet e Rusisë për sigurinë dhe në asnjë pikë nuk flet për agresorin dhe të dhunuarin.

Kina bën thirrje për armëpushim dhe u kërkon palëve të ulen në negociata. Gjithashtu, ajo paralajmëron kundër përdorimit të armëve bërthamore. Vetë Ukraina e konsideron lëvizjen e Kinës pozitive, por vë në dyshim neutralitetin e saj.

“Kina duhet të bëjë gjithçka që ka në pushtetin e saj për të ndalur luftën, rivendosur paqen dhe për t’i bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat. Nëse është neutrale, atëherë Kina duhet të flasë me të dyja palët. Aktualisht ajo flet vetëm me Rusinë dhe jo me Ukrainën”, tha Zhanna Lushchynska, e ngarkuara ruse me punë për Ukrainën në Kinë.

Plani kinez bën thirrje për garantimin e stabilitetit të zinxhirëve të furnizimit, si dhe për garantimin e eksporteve të grurit. Pekini gjithashtu mbështet dërgimin e ndihmave tek refugjatët dhe asistimin për rindërtimin e Ukrainës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA vendos kufizime të reja vizash ndaj autorëve të krimeve kibernetike

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një politikë të re globale për kufizimin e vizave, që synon individët e përfshirë në mashtrime kibernetike dhe forma të...
17:09 | 23/07/2026

Belgjika përjeton një nga ditët më vdekjeprurëse për shkak të valës së të nxehtit

Belgjika regjistroi disa nga ditët me numrin më të lartë të vdekjeve në shekullin e 21-të gjatë valës së të nxehtit të qershorit, sipas të...
17:07 | 23/07/2026

Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 në stadiumin MetLife në New Jersey ka shkaktuar reagime të shumta nga tifozët,...
17:04 | 23/07/2026