Dhuna te fëmijët, Vata: Ka familje të papërgjegjshme, institucionet të reagojnë
Kryetari i Urdhrit të Punonjësve Socialë, Mirgit Vata, analizoi në studion e emisionit Review në Euronws Albania rastin e dhunës së adoleshentëve në shkolla, duke marrë shkas nga rasti i videos ku disa vajza nga shkolla 9-vjeçare Kongresi i Manastirit, rriheshin brutalisht në Tiranë.
Vata tha se në rastet kur prindërit janë të papërgjegjshëm, atëherë për rastet problematike duhet të ndërhyjnë institutionet përgjegjëse.
“Nëse t’i nuk e menaxhon dot më si shkollë rastin, thërrit punonjësin për mbrojtjen e fëmijëve dhe ai të thërasë grupin teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, polici, prokurori shëndetësi dhe punonjësit psikosocial. Ti i ofron një shërbim multidiplisinare për të cilat mund të ketë nevojë fëmija ose familja.
Secili prej aktorëve ofron shërbime. Mund të ketë dhe familja nevojë për shërbime multidisiplinare.
Ka prindër që nuk janë shumë të përgjegjshëm me mënyrën si duhet të sillen me fëmijët dhe për këtë punë kemi institucionet për të përkujdesur për fëmijët kur prindërit janë të papërgjegjshëm.
Kur ne kemi familje të cilat janë të papërgjegjshme atëherë institucionet duhet të reagojnë. Në këtë rast i ofron shërbim dhe fëmijës”, tha Vata.
LEXONI GJITHASHTU
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)