Sherri i vajzave në Tiranë, psikologia: Femijët tanë janë të ekspozuar ndaj dhunës

25 Shkurt 2023 | 21:36

Psikologia Nerida Llaha ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me videon e sherrit të dhunshëm të vajzave të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Llaha se ngjarja ishte tepër e rëndë saqë askush nuk mund të rinte pa u përfshirë. Ajo shtoi se më problematik është fakti se fëmijët në Shqipëri janë çdo ditë të ekspozuar ndaj dhunës.

“Është tipike nga ato ngjarje që askush nuk mund të rri dot pa u përfshirë. Vajza ime e pa, por jo me mua, ishte ajo që donte të ma tregonte. Unë e kisha marrë vesh si lajm, por doja të bëja një testim për të parë si po ndihej, si po e priste. E pashë që ishte bërë si limon dhe më tha “çfarë dhimbje mund të ketë përjetuar ajo o mami”. Unë i them “a ke rastisur të shohësh kështu në shkollë”, më dha sinjalin më të madh heshtja e saj dhe largimi nga biseda.

Fëmijët tanë janë jo të ekspozuar nga dhuna, por kushedi sa herë mund të kenë qenë pjesë”, tha psikologia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026

Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm gjatë...
20:27 | 30/06/2026