Priten thatësira ekstreme, ka mungesë bore në alpet e Europës

26 Shkurt 2023 | 20:07

Majat e alpeve në Europë këtë vit nuk kanë pasur reshje të mjaftueshme borë. Shumë resorte turistike vuajnë pasojat e mungesës së borës. Nga më shumë se tre muaj sezon dimëror, këtë vit një pjesë e tyre u hapën vetëm për pak ditë.

Në alpet e Italisë dhe Francës reshjet e këtij viti kanë qenë ndër më të ulëtat të regjistruara. Meteorologët thonë se reshjet në Francë, Zvicër, Itali dhe disa pjesë të Austrisë janë më të ulëta se mesatarja vjetore.

Organizatat e Mjedisit në Itali thonë se gjatë muajit shkurt, në alpe ra më pak se 53 për qind e borës që bie çdo vit.

Sipas ambientalistëve, problemi nuk qëndron vetëm te mungesa e borës, por edhe te mungesa e shiut. Së fundi është raportuar se kanalet më të famshme në Venecias janë tharë dhe se i gjithë veriu i Italisë është duke u përballur me probleme të lidhura me motin.

Kjo situatë në dimër paralajmëron një verë të thatë dhe probleme që do të vijnë si mungesë e ujit në gjithë kontinentin europian.

Ekspertët mendojnë se këto temperatura janë pasojë e ngrohjes globale dhe do të sjellin vështirësi të mëdha gjatë muajve të verës.

Nëse reshjet e shiut do të mungojnë dhe gjatë muajve të pranverës, Vera parashikohet me probleme të mëdha.

Kjo mungesë uji pritet të sjellë probleme zinxhir në ekonominë e  vendeve. Më të prekurit do të jenë fermerët dhe plantacionet masive në Europë, të cilat sigurojnë sasi të madhe të furnizimit me ushqime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026