Protesta, Berisha: Ka ikur koha kur shqiptarët ulnin kokën! Nuk ka stabilitet nëse…

26 Shkurt 2023 | 20:54

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti këtë të diele një takim me strukturat e degëve 8, 9, 10 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij u ndal dhe te protesta e 3 marsit, ku theksoi se në vend nuk mund të ketë stabilitet nëse shqiptarët nuk votojnë të lirë. Ai theksoi se ka ikur koha kur shqiptarët ulnin kokën dhe nuk zgjidhnin të lirë.

“Në kulmin e zgjedhjeve më të këqija në histori, besoj se ju kujtohen zgjedhjet e 25 prillit. Armata e patronazhistëve për herë të parë e nxjerr, e organizuar duke vjedhur të gjitha të dhënat tuaja personale që në mirëbesim ja kishit dhënë qeverisë, si në çdo vend tjetër normal,”  – u shpreh Berisha.

“Do të mbahet mend se si guvernatorja shkoi natën e zgjedhjeve për të përgëzuar zgjedhjet. Se si Mathju Palmer të nesërmen do të shprehte padurimin për të bashkëpunuar me Edi Ramën, duke shkelur rregullat më elementare që asaj që thotë ‘urime për zgjedhjet’ gjë që të cilën e bëri ambasadori i SHBA në Vjenë. Por ai ishte i lirë, ishte një shërbëtor i vendit të vet, pa lidhje Mcgonigalike,” – shtoi ai.

Kryedemokrati tha se kjo betejë nuk është fushë me lule, por është një betejë fisnike për idealet dhe të ardhmen.

Berisha u shpreh se në këtë betejë janë të pathyeshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026