Berisha: Vrasësi i të resë nga Kenia mbulohet nga Rama
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vrasësi i të resë nga Kenia mbulohet nga kryeministri Edi Rama.
“Keni dëgjuar ju për vajzën 22-vjeçare, e dini ju ku fle vrasësi apo jo? Në qeveri, në qeveri. Po, po vrasësi i saj fle në qeveri, mbulohet nga qeveria, mbulohet nga Edi Rama. E masakruan dhe asnjë hetim, çdo gjë u bë që të prishej çdo hetim. Por turp i madh, ajo kishte ardhur në Shqipëri, nuk ka akt më racist më të ulët. Prishën çdo provë për të mos hetuar njeriun e qeverisë,” – u shpreh ai.
Ai e cilësoi kryeministrin si një klan mafioz, atë më të rrezikshmin e Europës. Në këto kushte, sipas Berishës revolucioni është etik, jo vetëm për demokratët, por për të gjithë ata që duan Shqipërinë.
Kryedemokrati u shpreh se qeveria është një organizatë kriminale që urren për vdekje shqiptarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve