Kërkohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut
Partia Alternativa në Maqedoninë e Veriut po kërkon asociacion të komunave shqiptare, ashtu siç kërkojnë serbët në Kosovë.
“Në kohën kur Kosova gjendet para marrëveshjes finale për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe kur secili diplomat perëndimor që shkon në Prishtinë e përsërit refrenin ‘të bëhet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë’, pyetja që duhet të shtrohet është se pse partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ato që kanë komuna (Bashkimi Demokratik për Integrim, Aleanca për Shqiptarët dhe BESA), nuk e ngrenë një iniciativë për themelimin e Asociacionit të komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut po me ato kompetenca që bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i ketë Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ka deklaruar Zeqirja Ibrahimi nga partia “Alternativa”.
Kjo parti ishte pjesë e Qeverisë me tri ministri, por kaloi në opozitë për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen e posteve, pas vendimit që pushtetit t’i bashkohet edhe partia, Aleanca për Shqiptarët, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Kërkesa e saj për Asociacionin e komunave shqiptare, është refuzuar nga partitë tjera, përveç Lëvizjes Besa, e cila ka thënë se do ta shqyrtojë një propozim të tillë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta