Alarm për bomba në Shkup, policia e RMV: Kemi disa persona të arrestuar
Mëngjesin e kësaj të marte, Shkupi u zgjua përsëri nën kërcënimin e bombave.
Nëpërmjet mesazheve elektronike nga adresa jashtë shtetit, denoncuesit kanë pretenduar se kanë vendosur bomba në shumë objekte të rëndësishme, ku grumbullohen numër i madh njerëzish si Qendra Tregtare e Qytetit, Presidenca, dhe godina të tjera publike.
Policia e Maqedonisë së Veriut deri më tani ka arrestuar disa persona që lidhen me denoncimet e mëparshme, por nuk ka arritur ta krijojë fotografinë e plotë për atë se kush qendron prapa kësaj skeme disa mujore.
“Ne po punojmë në zbardhjen e këtyre rasteve në bashkëpunim edhe me shërbimet dhe policitë e vendeve pjesë e Interpolit dhe NATO-së. Deri më tani kemi arrestuar disa persona që kanë lidhje me këto denoncime në disa qytete. Këto sulme hibride për neve janë prioritet dhe nuk do të ndalemi derisa t’i zbardhim”, u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës i policisë.
Kjo gjendje alarmi nuk është fotografi e re për Maqedoninë e Veriut.
Këtë gjendje të cilës policia nuk po arrin të ja gjejë gjenezën autoritet e vendit e lidhin me përcaktimet e shtetit pro Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, ndërsa kujtojnë që edhe rajoni po përballet me situatë të ngjashme.
Adresat prej ku dërgohen mesazhet elektronike janë kryesisht nga jashtë ndërsa kjo e vështirëson hetimin edhe më shumë.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë