Provokon artistja/ Pikturon Kurtin dhe Vuçiçin duke u puthur në buzë, mesazhi që jep

21 Shkurt 2023 | 09:48

Artistja Ermira Murati ka zgjedhur që të godasë politikisht përmes pikturave të saj. Ajo ka realizuar një vepër e cila ngjall provokim, ku në të shfaqen kryeministri i Kosovës Albin kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç duke shkëmbyer një puthje në buzë.

Artistja, e cila në rrjete sociale njihet me emrin “Orange girl”, ngre pikëpyetje me veprën e saj duke thënë: “a do të jetë kjo puthja e miqësisë apo e tradhtisë?”

“Nga puthja pritet solemnitet dhe përnaltësim. Puthja është shprehje, por asnjëherë neutrale. Ajo merr kuptim varësisht kontekstit, ku dhe pse jepet.

Historia shënon në arkivën e saj puthje nga momente dhimbjeje e lamtumirëse. Por historia njeh edhe puthjet e vëllazërisë apo edhe tradhëtisë. A do të jetë edhe kjo njëra ndër to?

Dimensionet e pikturës: 3mx1.60m, pëlhurë”, shkruan Murati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026