“Sovraniteti i Kosovës nuk preket”| Presidenti Begaj takon Osmanin dhe Kurtin
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka udhëtuar drejt Kosovës për të marrë pjesë në festimet zyrtare për 15-vjetorin e shpalljes së parësisë.
Takimin e parë e ka zhvilluar me homologen Vjosa Osmani. Krerët e dy shteteve i kanë vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve si unikale. Presidenti Begaj është ndalur në dialogun me Serbinë dhe ka dhënë garanci se Shqipëria do të jetë në krah të institucioneve të Prishtinës përballë çdo provokimeve me të cilat përballen institucionet e shtetit të Kosovës.
Gjatë takimit, Begaj u shpreh se Kosova është një model për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe se Pavarësia e saj e ka bërë rajonin me të sigurt.
Tema e dialogut dhe marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është diskutuar nga presidenti Begaj dhe në takimi me kryeministrin Albin Kurti. Begaj e ka cilësuar të domosdoshëm vijimin e dialogut mes dy shteteve, ndërsa ka theksuar se për Tiranën Zyrtare, sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë të pacenueshme.
Në takimin me kryeministrin Kurti, Begaj ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes dy vendeve për diasporën dhe çështje të tjera që lidhen me interesat kombëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë