Deklarata e fortë e Zekës: Dyshime që VV vrau aktivistin, si e përdori Albin Kurti
Gazetari Milaim Zeka ka habitur me deklaratën duke thënë se ka dyshime që njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e Astrit Deharit në burg.
Në një intervistë për Euronews Albania ai shtoi se pikërisht këtë ngjarje e përdori kreu i qeverisë së Kosovës Albin Kurti kur ishte në opozitë.
Ai tha se Kurti premtoi që do të zbardhte vrasjen e Deharit sapo të vinte në pushtet.
“Albin Kurti ka pas nxjerrë mijëra njerëz në rrugët e Kosovës për të protestuar, njerëz të cilët janë vrarë. Lidhur me ngjarjet u arrestuan dhe disa njerëz, në mesin e tyre dhe Astrit Dehari i cili më vonë vdiq në burgun e Prizrenit ose në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku në atë kohë dikush e cilësoi si vrasje, dikush si vetëvrasje.
Atë kohë Kadri Veseli pati deklaruar se Dehari është vrarë. Këtë histori tragjike të Astrit Deharit e keqpërdori Albin Kurti në maksimum, ku një premtim që bëri ishte se me ardhjen e tij në pushtet do të zbardhë vrasjen e Astrit Deharit. Ka pasur dyshime se pikërisht njerëzit e vetëvendosjes e kanë organizuar vrasjen e tij në burg”-theksoi ai.
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë