Mbi 7 mijë bluza të bardha janë larguar nga sektori publik në RMV

22 Shkurt 2023 | 20:31

Të pakënaqur me vonesat e pagave por edhe me kërkesën për rritjen e premtuar gjatë vitit të kaluar, punonjësit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut protestuan në disa qytete.

Ata shprehen se sistemi shtetëror shëndetësor është para kolapsit për shkak të largimit të shumë mjekëve dhe pagave të ulëta.

“Qeveria na premtoi rritje të pagave me 10%, asgjë nuk është bërë, edhe pse përballuam me sukses vitet e pandemisë. 180 specialistë kanë dalë në pension dhe nuk u zëvendësuan. Po ashtu ka ikje masive nga sektori i shëndetësisë,” – tha mjeku Ruse Pecanoski.

Mjekët dhe personeli mjekësor kërkojnë edhe pagën e 13-të që sektori privat tashmë e gëzon prej disa vitesh.

Infermierja Gordana Dimeska alarmon se në tre vitet e fundit nga Maqedonia e Veriut kanë ikur mbi 5 mijë infermierë, ndërsa mbi 2200 mjekë po ashtu kanë ikur në vendet e BE.

“Po bëhet një shkatërrim sistematik i shëndetësisë publike në llogari të sektorit privat dhe shteteve evropiane. Munden të blejnë aparate të reja por ato nuk do të ketë kush t’i mirëmbajë, t’i përdorë, t’i lexojë. Me këtë degradim që nisi me vonesat e pagave, mungesës së vizionit, nuk e dimë se në çfarë drejtimi do të shkojë shëndetësia publike,” – u shpreh ajo.

Përveç Shkupit, protesta të punëtorëve shëndetësorë u mbajtën njëkohësisht edhe në qytete të tjera të vendit me kërkesa të sinkronizuara për kushte dhe paga më të mira.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026