1 në 3 prindër i japin fëmijëve ilaçe për temperaturë pa këshillim mjeku

22 Shkurt 2023 | 09:06

Shumë prindër përdorin shpejt ilaçet për uljen e temperaturës kur fëmijët e tyre fillojnë të shfaqin shenjat e para, por mjeket pediatër po paralajmërojnë se mund të mos jetë e nevojshme.

Sipas një sondazhi të ri kombëtar të Spitalit të Fëmijëve CS Mott, 1 në 3 prindër u jepnin fëmijëve të tyre ilaçe për një temperaturë të ulët, nën 38 gradë Celsius; e 1 në 2 prindër përdornin ilaçe kur fëmijëve u varionte temperatura nga 38-38,8 gradë C.

Këto medikamente mund ta mbajnë fëmijën tuaj rehat, por përdorimi i panevojshëm mund të shkaktojë ethe duke maskuar dhimbjen dhe simptoma të tjera.

“Kur prindërit vërejnë se temperatura e fëmijës së tyre mund të jetë pak e ngritur, mendoj se ndonjëherë ata shqetësohen për ethet. Ndoshta nuk është plotësisht e qartë për prindërit se ethet në vetvete nuk janë shqetësimi, është ajo që mund të shkaktojë ethet. Pra, nuk duhet të përpiqemi të heqim qafe temperaturën, sepse ethet janë vetëm një shenjë se diçka tjetër po ndodh,”- tha Dr. Susan Woolford, pediatre Mott.

Sondazhi Mott u krye me 1,376 prindër të fëmijëve të vegjël nën moshën 12 vjeç, dhe përgjigjet u mblodhën midis gushtit dhe shtatorit. 34 % e prindërve e rimasin temperaturën e fëmijës së tyre përpara se të japin një dozë të dytë, por 26% e prindërve u japin edhe një dozë tjetër, edhe nëse fëmija e tyre nuk ka ethe.

“Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre “do të sëmuren shumë nëse (ata) nuk u japin atyre diçka. Kjo nuk është kështu, sepse siç e dimë, ethet janë përgjigja natyrale e trupit ndaj një infeksioni,”- tha Dr. Chandani DeZure, një pediatër.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë? 

Pasi të jetë kontrolluar me saktësi temperatura dhe të konfirmohet se fëmija ka temperaturë mbi 38 gradë celcius, është e arsyeshme të jepet doza e duhur e ilaçit për uljen e temperaturës sipas peshës dhe moshës së fëmijës. Sondazhi zbuloi se 2/3 e prindërve fillimisht provojnë metoda alternative për të ulur ethet, të tilla si përdorimi i një leckë të ftohtë. Megjithatë, nëse një foshnjë nën 3 muajsh ka temperaturë, prindërit duhet të kontaktojnë pediatrin.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026