Si do të protestojë PD më 3 mars? Berisha: Tubimi nuk ka lidhje me gjykatën

Sali Berisha
27 Shkurt 2023 | 15:41

Protesta e 3 marsit për Sali Berishën do të bëhet vetëm kundër kryeministrit Rama dhe për t’i kërkuar atij mbajtjen e përgjegjësive në çështjen McGonigal.

Duke komentuar një mesazh që është shpërndarë në rrjetet sociale, ku i kërkohet demokratëve që të dalin në protestë për të mbrojtur simbolet e PD, Berisha tha se protesta do të ketë vetëm një qëllim.

“Protesta e 3 marsit është anti-Rama. Kam deklaruar, e deklaroj dhe do e deklaroj përsëri. Protesta është kundër Edi Ramës, kundër të vjedhjeve të tmerrshme që u bën shqiptarëve, kundër përzënies masive që ai u bën shqiptarëve, kundër thikës që ai futi në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA, kundër përpjekjeve të tij për të shkatërruar opozitën”, theksoi Berisha.

Ndërkohë sa i takon detajeve të organizimit të protestës së 3 marsit, është mësuar se ajo pritet të nisë prej orës 12 të mesditës. Sa i përket vendit të protestës, ajo do të jetë në bulevardin qendror fillimisht.

Gjatë ditës së sotme është publikuar edhe spoti i protestës, i cili ndryshe nga herët e protestave të mëparshme, mbizotërohet nga tonet dramatike që përcillen nga interpretimi i aktores Rajmonda Bulku.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026